Ndërtohet skulptura prej rëre në kujtim të djaloshit sirian të mbytur

Sep 5, 2015 | 13:10
SHPËRNDAJE

Aylan-Kurdi-650x358
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë krijuar arte të ndryshme në nderim të djalit 3 vjeçar, sirianit Aylan Kurdi, ku ky i fundit ndërroi jetë në mënyrë tragjike, në kërkim të një jetë të re në Evropë.

Pamja e tij me fytyrë të rënë në rërë, dhe i pa jetë, tmerroi të gjithë botën, duke ngjallur edhe zemërimin për sjelljet e Evropës ndaj refugjatëve sirianë.

Artisti Indian Sudarsan Pattnaik, ka ndërtuar një skulpturë prej rërë, pikërisht me pamjen siç edhe u gjet Aylan Kurdi, buzë bregdetit turk, shkruan Dailymail.

Fjalët e shkruara më poshtë “Humanizmin e ka larë bregu. TURP TURP TURP”,  tregon tmerrin që përjetuan dy fëmijët sirianë së bashku me nënën e tyre ku edhe ndërruan jetë, pikërisht para syve të babai të tyre.

Në rrjetet sociale, përdoruesit kanë krijuar shumë arte në përgjigje të tragjedisë, ku shumica prej tyre e portretizuan djalin si një engjëll.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura