Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar/ Vokshi: Vendimi i KKT është presion mbi Gjykatën Kushtetuese

Jun 29, 2021 | 17:49
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi të martën është shprehur se pasi shembën barbarisht Teatrin, tani po shembin edhe shtetin e të drejtës, pasi vendimi i KKT-së është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

vokshi

Në një shënim në Facebook, Vokshi thekson se në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para, por mashtruan, ndërsa sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla, por përsëri mashtrojnë.

Sipas saj, pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë presion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit”, shprehet Vokshi.

Po ashtu, vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit, gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Vokshi thekson se PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Shënimi i plotë: 

Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!

Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!

Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë prsion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit,  gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët.

PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura