‘Ndërtimeve pa leje në qendër të Tiranës u kërkove të paguajnë!”- Eksperti i sigurisë dënon sulmin ndaj ‘Prestige Resort”: Pse kaq shume mllef?! Është resorti, apo pronari dhe media e fuqishme News24?

Dec 1, 2022 | 12:29
SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka dënuar sulmin ndaj “Prestige Resort”, ku në orët e para të mëngjesit forcat e policisë, IKMT dhe ato xhenio, zbarkuan paligjshmërisht në Golem për ta shembur.

Softa u shpreh se pronarëve që ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës, iu kërkua që të paguanin, duke ngritur pikëpyetje se përse “kaq shume mllef?! Ështe resorti, apo pronari dhe media e fuqishme Neës24?”.

Postimi në Facebook:

#Dhjetorët sjellin gjithmonë ndryshime!

Në kulmin e zhvillimeve politike, sociale , krijohen situata të pa nevojshme konfliktesh. Përseri rrethim i resortit të famshëm dhe më të bukurit të Adriatikut Shqiptar, #Resort Prestige në Golem-Kavaje.

Pesë ditë para disa momenteve më të rëndësishme të vitit, ardhja e #Elites Europiane ne Tirane per Ballkanin Perendimor dhe #Protesta e paralajmeruar e Opozites, vendimi i Apelit per PD e Bashes apo Berishes dhe organizim dhe pergatitje e Policise Shqiptare per te siguruar mbarevajtjen dhe sigurimin e perimetrit te sigurise te ketij eventi, më i madhi i organizuar në vendin tonë.

Duan ta prishin resortin pikerisht me date 1 Dhjetor 2022? Çfare po pergatitet? Pse media nuk lejohet te filmoj dhe transmetojë? #Kujt i duhet ajo hapësirë bregdeti?!

Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ngjarje të rënda, shumë i ngarkuar, largime masive  të shqiptareve.

Në qendër te Tiranes ndertimet pa leje qe konstatuan  i kerkohet te paguajne, ne kete Resort te bukur te Adriatikut, nuk është e njëjta sjellje, perkundrazi perqendrohen aq shume forca dhe mjete sa te duket si nje parade force!

Pse kaq shume mllef?! Çfare nuk shkon?

Ështe resorti, apo pronari dhe media e fuqishme Neës24?

#Resorti êshtë aty, jepini mbrojtjen ligjore! Shume ngut ka ky viti i fundit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura