Ndërtimet pa leje/ Dyfytyrësia e Ramës: Dje fajtorë kryebashkiakët, sot drejtësia

Oct 1, 2022 | 21:16
SHPËRNDAJE

Ndërtimet pa leje janë kthyer në një “patate të nxehtë” për kryeministrin Edi Rama pas nismës së fundit të qeverisë e cilësuar gjegjësisht si një amnisti për biznesmenët që shkelin ligjin.

edi rama

Për shumëkënd, është vetëm një show, ndërkohë që Rama, edhe pse që qeveris prej tre mandatesh, heq çdo përgjegjësi nga vetja për këtë problematikë.

Sot, thotë se fajin e ka drejtësia. Ndërkohë që disa muaj më parë, para nisjes së aksionit të shumëdebatuar, deklaronte se faji për ndërtimet pa leje ishte i kryebashkiakëve.

“Po për cilën arsye duhet të angazhohet Policia e Shtetit, duhet të angazhohet Inspektorati Kombëtar i Territorit, dëmet që bëjnë kryetarët e bashkive?! Sepse janë dëme të kryetarëve të bashkive personalisht, kur sot dhe gjithë ditën ndërtohet pa leje tek dhe tuk”, do të shprehej Rama më 7 Maj 2022.

Ndërsa së fundmi, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim duke ia hedhur fajin drejtësisë.

“Si mund të ndërtohet 5 mijë metra2 në qendër të Tiranës pa leje”, ishte pyetja që iu përgjigj Rama gjatë një komunikimi online në rrjetet sociale, këtë të Shtunë.

Kreu i qeverisë tha: “Edhe unë këtë pyetje bëj. Kemi marrë një vendim tani për të kapërcyer gjithë këtë barrierë turpi që na kanë vendosur prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar tërësisht, je i destinuar të locësh dhe të turpërohesh”.

Videon me deklaratat e tij e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kreu i PD-së. Në komentin që e shoqëron, Sali Berisha shkruan:

Edvin: Unë ju them cfarë të më dojë qejfi! Dëgjojeni si flet!

Boldnews.al 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura