Ndërtesa e Vetingut/ Rama jep mesazhin e parë për komisionerët, u uron…

Oct 30, 2017 | 14:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur duke uruar inaugurimin e ndërtesës së Vetingut. Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri shkruan:

rama1

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.

Pak më herët Ambasadori amerikan në vendi tonë Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Ramana Vlahutin kanë folur për procesin e vetingut, pas inaugurimit të ndërtesës së vettingut.

Lu dhe Vlahutin

“Sot është një ditë për shpresë për Shqipërinë”, ka thënë Lu. Ndërsa ambasadorja Vlahutin tha: Ditë e rëndësishme për vendin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura