Ndërtesa e akademikëve, mbrojtje e veçantë, monument i shkallës I

Mar 24, 2016 | 13:42
SHPËRNDAJE

Në të kanë hyrë e kanë dalë mbretër, regjentë, parlamentarë, partizanë e më në fund akademikë.

Godina në kohën kur shërbente si pallat i Mbretit Zog, viti 1928, foto Kel Marubi
Godina në kohën kur shërbente si pallat i Mbretit Zog,
viti 1928, foto Kel Marubi

Shumë vendime të rëndësishme për Shqipërinë janë marrë e janë vulosur aty, duke e kthyer atë ndërtesë në një nga dëshmitaret e sa e sa prapaskenave politike në Shqipëri. Godina historike e Akademisë së Shkencave shpallet “Monument Kulture” i kategorisë I.

Ndërtesa e Akademisë së Shkencave
Ndërtesa e Akademisë së Shkencave

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, pas diskutimit në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u firmos që godina, në të cilën sot ushtron aktivitetin Akademia e Shkencave të Shqipërisë, të futet në listën e ndërtesave me një rëndësi të veçantë.

Parlamenti në Tiranë, foto Kel Marubi, viti 1926
Parlamenti në Tiranë, foto Kel Marubi, viti 1926

Përmes këtij vendimi të firmosur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vihet në mbrojtje ndërtesa e vetme historike e lidhur ngushtë me institucionet e shtetit shqiptar, prej kohës së shpalljes së Tiranës si kryeqytet, në vitin 1920.

Përmes këtij urdhri, rritet shkalla e mbrojtjes së këtij objekti, «ka do t’i shërbejë kujtesës kulturore e historike të Tiranës dhe më gjerë.

HISTORIKU

Ndërtesa është pronë e Zija Toptanit, deputet i parlamentit shqiptar, dhe bashkë me vilën e banimit, ka qenë pjesë e Sarajeve të Toptanëve. Godina u ndërtua në kohën kur familja Toptani u shpërngul nga Kruja për në Tiranë dhe vetë ndërtesa përdorej kryesisht për pritje familjare dhe zyrtare.

Rezidenca e Mbretit Zog në Tiranë, foto e vitit 1931, sot selia e Akademisë së Shkencave
Rezidenca e Mbretit Zog në Tiranë, foto e vitit 1931, sot selia e Akademisë së Shkencave

Ndërtesa ndodhet në sheshin “Fan Noli”, në krah të ndërtesës, ku zhvillohen sot seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërtesa e Akademisë së Shkencave është një objekt 2- katësh, fasada e të cilit është me pamje nga perëndimi dhe është i rrethuar nga gjelbërimi. Ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 600 m² dhe lartësi kati rreth 4.5 m.

Ajo bashkë me 4 ndërtesa të tjera rreth e rrotull deri më tani përbënin kompleksin e ndërtesave të shpallura “Monument Kulture” të kategorisë II, të qendrës historike të Tiranës të shpallura me urdhër të ministrit të Kulturës. Por me vendimin e fundit, kjo godinë fiton të drejtën e një tjetër kujdesi.

fax1Objekti i përket tipologjisë së banesës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XIX në funksion të shtresave më të pasura të shoqërisë së asaj kohe. Si tipologji ngjan me banesat me çardak të mbyllur qendror, të cilat ishin të përhapura edhe në vende të tjera të Ballkanit. Sipas specialistëve, godina ka një planimetri thuajse drejtkëndore të rregullt. Të dyja katet e godinës janë të banueshme.

2Godina ka një sallë qendrore dhe anash saj vendoseshin sipas kateve dy ose katër mjedise, kurse në katin e dytë salloni në pjesën ballore përfundonte me një qoshk të dalë që më vonë kthehet në ballkon. Godina, si në pamjen e jashtme, ashtu dhe në brendësi të saj, karakterizohet nga një trajtim i thjeshtë i elementeve arkitektonike.

Themelet e saj pjesërisht janë mbështetur mbi murin rrethues të “Kalasë së Tiranës”. Së jashtmi të bie në sy volumi i saj i madh dhe format e thjeshta volumore. Si një nga banesat e përdorura nga aristokracia feudale, ajo ishte e pozicionuar thuajse në qendër të qytetit, brenda mureve të cilat formojnë kalanë e qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura