Ndërron jetë dramaturgu dhe shkrimtari i njohur Fadil Kraja

Nov 18, 2021 | 8:54
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja.

fadilkraja

Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni me anë të një postimi në rrjete sociale.

Fadil Kraja mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane.

Mes dramave mund të përmendim, “Fisheku në Pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Çështja e Blertës”, “Rozafa” e “Flamur në Dasëm”.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura