Ndërron jetë nga Covid-19 ish-basketbollisti i njohur/ “Baba i shkëlqyer dhe mik shumë i mirë, ka lënë gjurmë…”

Nov 30, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 Petraq Gjogu, ish-basketbollist i ekipit të Tomorrit. Prej afro dy javësh 72-vjeçari ndodhej i shtruar në Tiranë, ku gjendja e tij u përkeqësua dhe kaloi në intubim, duke e humbur betejën me koronavirusin.

gjogu

Lajmin mbi vdekjen 72-vjeçarit e ka dhënë Gazmend Azizi, kryetar i PD-së Dega Berat.

“Covidi mori edhe një tjetër nga miqtë tanë më të mirë. Petraq Gjogu, demokrat i orëve të para, një bashkëshort dhe baba i shkëlqyer, një shok dhe mik shumë i mirë, një ish- sportist që ka lënë gjurmë, dhe ka bërë histori në sportin beratas, një qytetar shembullor do t’i mungojë sot e përgjithmonë qytetit, dhe qytetarëve beratas. Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të afërmve. Lamtumirë Petraq! Pusho i qetë dhe qofsh i parajsës”, shkruan ai në mesazhin e ngushëllimit në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që 798 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, mes të cilëve emra të njohur të kulturës dhe sportit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura