Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare aktori Ray Liotta

May 26, 2022 | 19:15
SHPËRNDAJE

Aktori Ray Liotta ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Sipas përfaqësuesit të tij që konfirmoi lajmin, aktori vdiq në gjumë në Republikën Domenikane ku po xhironte filmin e tij të fundit “Dangerous Waters.”

Ai ka lënë pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo,e cila ishte në xhirime me të dhe vajzën e tij Karsen. Menjëherë kanë nisur homazhet në internet nga miqtë dhe kolegët e tij. Jamie Lee Curtis, i cili punoi me Liottan në dramën e vitit 1988, shkroi në Twitter se “puna e tij si aktor tregoi kompleksitetin e tij si qenie njerëzore” dhe se ai ishte “një njeri i butë”.

James Mangold, i cili drejtoi aktorin në thrillerin Identity në 2003, gjithashtu shkroi në Twitter : “I tronditur dhe i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Ray Liotta-s. Përtej pamjes së jashtme të djaloshit të ashpër dhe emocioneve të plagosura të personazheve të tij , ai ishte një bashkëpunëtor i ëmbël, lozonjar dhe i pasionuar dhe gjithashtu një aktor brilant.”

Viola Davis gjithashtu shkroi “RIP Ray Liotta!! Më pëlqeu puna jote”, ndërsa Rosanna Arquette shkroi në Twitter : “Më vjen shumë keq kur dëgjoj që Ray Liotta ka ndërruar jetë. Ai ishte një mik i mirë dhe kjo është shumë e trishtueshme. Ne kemi qeshur shumë, Pusho në paqe miku im.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura