Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare këngëtarja dhe aktorja e njohur

Nov 26, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare këngëtarja e famshme e hitit Flashdance, Irene Cara.

irene cara

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte e njohur për rolin e saj në filmin Fame të vitit 1980, por dhe si këngëtare e hitit botëror Flashdance.

Në karrierën e saj të mëvonshme ajo iu përkushtua aktrimit ku luajti në filma përballë Clint Eastëood dhe Tatum O’Neal.

Publicisti i Cara, i cili njoftoi vdekjen e saj, tha se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Florida, por nuk bëri me dije shkakun e vdekjes.

E lindur në vitin 1959 në Bronx, New York City, Cara ishte më e vogla nga pesë fëmijët e familjes. Ajo filloi karrierën e saj në televizion në gjuhën spanjolle. Babai i saj ishte portorikan ndërsa nëna e saj, kubano-amerikane.

Pasi kishte regjistruar muzikë si fëmijë, si në spanjisht ashtu edhe në anglisht, ajo vazhdoi të shfaqej në një numër muzikalësh në Broadway.

Por ishte në vitin 1980 që Cara fitoi famë kur mori rolin e Coco Hernandez – dhe këndoi hitin Fame.

Performanca e saj i dha asaj një nominim për aktoren më të mirë në Golden Globe Aëards në vitin 1981.

Cara më vonë shkroi dhe këndoi Flashdance.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura