Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Zagrebit, më jetëgjati në këtë post

Feb 28, 2021 | 10:39
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandić ka ndërruar jetë papritur. Në moshën 66 vjeçare, ai ishte kryebashkiaku më jetëgjatë në botë.

l

Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut të Zagrebit Milan Bandić u lëshua nga autoritetet zyrtare të qytetit herët në orët e para të kësaj të diele.

“Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër.  Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.

Ai ka shërbyer për 6 mandate si kryebashkiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura