Ndërron jetë ish-ministri i Bujqësisë, Presidenti Meta: Do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona

Feb 25, 2020 | 16:41
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes, për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Bujqësisë, profesor Ahmet Osjas, i cili ka dhënë një kontribut në zhvillimin shkencor të vendit e sidomos në fushat e bujqësisë dhe ushqimit.

meta 1233

Nëpërmjet një postimi në facebook, Presidenti Meta shkruan se si drejtues i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër profesor Osja hodhi bazat e teknologjisë se rikombinimit gjenetik të varieteteve bimore dhe në veçanti të misrit duke lënë pas një trashëgimi dhe bazë gjenetike me vlerë për prodhimin bimor.

Ndërsa thekson se Osjen do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona.

“Ndarja nga jeta e Prof. Ahmet Osja ishte një lajm i trishtueshëm për të gjithë.
Prof. Ahmet Osja i takon asaj plejade të jashtëzakonshme që dha kontribut në zhvillimin shkencor të vendit e sidomos në fushat e bujqësisë dhe ushqimit, duke lënë një trashëgimi të vyer në shërbim të brezave më të rinj.

Akademiku dhe shkencetari i shquar Prof. Ahmet Osja, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e farave hibride të rendimenteve të larta në Bujqësi.

Si drejtues i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, Prof. Osja hodhi bazat e teknologjisë se rikombinimit gjenetik të varieteve bimore dhe në veçanti të misrit duke lënë pas një trashëgimi dhe bazë gjenetike me vlerë për prodhimin bimor.
Prof. Osjen do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona.

Si deputet i Kuvendit dhe minister i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Mirënjohje për veprën e tij të madhe dhe i përjetshëm kujtimi i tij i ndritur”,
shkruan Presidenti Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura