Përcillet me nderime Vaçe Zela, lamtumira e fundit

Feb 8, 2014 | 12:03
SHPËRNDAJE

UPDATE-  Percjelle nga mijera njerez, te njohur e te panjohur,  nen tingujt e kenges “I will always love you”, me duartokitje, nderim e lule pa fund eshte shoqeruar drejt baneses se fundit diva e muzikes dhe kenges shqiptare, Vace Zela.

Homazhet e vecanta, me mesazhe plot nderim, shoqeruar nga kenget e kenduara prej vete saj u mbyllen pak pas ores 12.00.

Nen tingujt e kengeve te saj, mes rrefimeve te bashkepunetoreve ne muzike e kenge, jane zhvilluar homazhet per ikonen Zela, ne skenen e TKOB.

Ne mbyllje te homazheve, ministrja e Kultures, Kumbaro ftoi te pranishmit te boshatisnin sallen per t’i lene njerezit e saj me te dashur, bashkeshortit Pjeter dhe vajzes Irma, per momentet e fundit te lamtumires.  

Nga skena e Teatrit Kombetar te Operas e Baletit, kolege, kengetare, muzikante, kompozitore, kane ndare me te pranishmit detaje dhe pershtypje te koheve te kaluara bashke.

Homazhe kane kryer te njohur e te panjohur, gjithe ata qe e deshen kengetaren e madhe dhe u dashuruan me ate qe vetem ajo dinte te percillte.

Rama: Ne do te duam gjithmone 

“Nuk ka vdekur Vace Zela. Eshte shuar dicka brenda shumekujt qe e njohu nga afer apo degjoi nga larg. Nje dhimbje qe percohet ne trajten e nje humbje te perbashket edhe te te rinjte qe deri dje s’kishin degjuar gje per te e prej 48 oresh lene shenimin e tyre ne rrjetet sociale”, keshtu e nisi fjalen e tij Rama ne ceremonine percjellese te Vaces.

“Ishte një zë që në një kohë tjetër, e në një vend tjetër, në të tjera skena, me të tjera tekste e të tjera melodi, do kishte elektrizuar qiellin e botës, por në atë kohë e mbi atë skenë, s’mund të bënte më shumë se sa të ndizte një yll magjepsës në qiellin tonë të kyçur brenda nesh.
Vaçe Zela iku nga mesi ynë kur ra perandoria e bardhezisë, dhe e la kyçur zërin e saj këtu, në rrethin e kujtesës sonë bardhezi, pa u kthyer kurrë me hapat e saj në skenën e re të jetës sonë, për të na kërkuar shpërblim, ndere a vëmendje, për minutat e paçmueshme që na bëri të jetojmë, dhe pas kaq shumë vitesh na dërgoi befas, thjesht lajmin e vdekjes, mu si kartolinë të një dashurie të pathënë dot kurrë deri në fund”- tha ai.

Sipas Rames, ajo nuk ka vdekur, ajo vetëm ka ikur për fare nga kjo botë, pasi kohë më parë iku nga ky vend.

“Për të gjithë ata që e ndajnë me mua këtë përjetim, dua t’i them sot Vaçe Zelës faleminderit që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur ekzistenca jonë ishte thuajse e ngrirë, mu si një këngëtar festivali, dhe kur zëri yt na tregonte fshehur pas tekstesh e melodish të zakonshme, mrekullinë e jashtëzakonshme të të jetuarit të kësaj bote. Më ka qëlluar ta pyes veten si do ta këndonte Vaçja, sikur të ishte më me fat, këngën “I ëill alëays love you”. Asnjëherë s’do ta dimë.
Di vetëm që në këto orë lamtumire, të gjithë ata që e njohën nga afër apo e dëgjuan nga larg, i thonë Vaçe Zelës, “I ëill alëays love you”. U prehsh në paqe yll i shuar, ne do të të duam gjithmonë”- perfundoi ai.

Homazhet

Para arkemortit eshte perulur kreu i qeverise, Rama, shoqeruar nga zonja e tij, kryeparlamentari Meta; kreu i opozites, Basha; ish kryeministri Berisha, krere te shtetit e politikes, ambasadore e perfaqesues te trupit diplmatik. Te gjithe pas homazheve kane lene edhe mesazhet e rastit ne bllokun e shenimeve.

Mesazhe te shkurtra kane ndare edhe ish presidenti Moisiu, ne kohen e presidences se te cilit Vacja u nderua “Nderi i Kombit”.

“Shqiptaret kudo ku jetojne krenohen e do te krenohen me te qe ishte nje shkolle e vertete per brezat qe vijne”- tha ish presidenti Topi.

Mesazhet
Ministrja Kumbaro:
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur edhe një fjalim homazh.
“Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete, por se pata kurrë fatin të të afrohem, sepse kam qënë dhe jam shumë e vogël përpara teje.  Sot je këtu afër dhe unë ndiej mall siç edhe ti vetë ke thënë ” sa mallë kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë, por t’i vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje  sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po  të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qënë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithve” tha ministrja.

Bujar Kapexhiu
Sot do themi të njëjtat fjalë për Vaçen , janë të njëjtat fjalë se i njëjtë është mendimi dhe vlerësimi ynë për madhëshitnë e saj dhe e njëjtë është dhimbja për largimin saj nga kjo jetë. Sot ka ikur prej nesh një pjesëtar i familjes sonë, më e madhja Vaçe Zela. E rrallë. Edhe sot si askush tjetër ajo po largohet duke kënduar dhe në të njëjtën kohë është këtu midis nesh me zërin e saj.

Sherif Merdani
Ne jetuam në një Shqipëri që lëngonte që rënkonte. Ku këngëtari burgosej për këngën e tij poeti pushkatohej për veprën e tij. Zoti nuk na i vrau shpresën, dërgoi një zë që na i zbuti dhimbjen dhe na dha shpresë, kjo ishte Vaçja. Me zërin e saj na shoqëroi në gëzimet mjerave të gjimnazit. Sot dëgjojmë këngën tënde që na mbush ende me shpresë. Vaçja me profesionalizmin e saj bëri një popull të ndihet krenar kudo ku shkeli. Jam krenar që jetova në brezin e sa. Të faleminderit Vaçe. 

Sokol Balla: Kur nuk e prisnim Vaçja u largua, të zënë me ethet e tranzicionit pak kush nga ne pyeti ku është ajo, pse u largua, aq shumë e harruam sa ndonjëri e vdiq para kohe. Vaçe Zela na dha mësim dhe me jetën dhe me vdekjen. 

Juliana Pasha: Mundohesha ta imitoja kur isha fëmijë, ndërsa kur u ngjita në skenë mes qindra sysh ishin edhe ato të Vaçes që më ndiqnin me mirësi dhe buzëqeshjen që e karakterizonin. Unë kam pasur fatin të kisha shembull një artiste të madhe si Vaçe Zela, zëri i saj rrjedh krejt natyrshëm si një ujvarë. 

David Tukici: Isha i vogël që fitova një çmim në festival se përndryshe Vaçja do kishte fituar për herë të 13-të. Ajo e çonte këngën nga zemra e saj me madhe në zemrën e spektatorit 

Osman Mula: U rritëm me zërin tënd brilant, askush nuk na mësoi më mirë se ti ‘e dua vendin tim’. I këndove nënave, gjyshes, partizanit që erdhi në një natë dimri në shtëpi. U gëzuam kur the sot jam 20 vjec, i këndove djaloshit në shi…të ndrittë shpirti Vaçe Zela. 

Ilir Kerni: Jam krenar që kam interpretuar në një skenë me ty, misioni yt ishte paqja, dashuria që kemi nevojë të gjithë, shko në paqe e dashur Vaçe.

Basha
Kreu i opozites, njeheresh kryebashkiaku Basha, shoqeruar nga bashkeshortja zhvilloi homazhe per nder te ikones se kenges.  “Zëri i Vaçe Zelës ishte balsam dhe ndër të paktët ngushëllime për shpirtrat e sfilitur të shqiptarëve përgjatë dekadave dhe viteve të veprës së saj. Është dhe mbetet zëri dhe kujtesa e saj përjetë mes nesh, në zemrën e një kombi të tërë, mirënjohës dhe krenarë për të dhe për veprën e saj, ç’ka shihet qartë edhe nga bashkimi i qindra, mijëra shqiptarëve në homazhe dhe nderimin për të paharruarën Vaçe Zela.”

Ambasadori i BE Sekui
“Deshiroj te shpreh ngushellimet e mia te thella e te ndjera per humbjen e Vace Zeles, nje prej artisteve me te medha te Shqiperise qe do te mbahet mend gjate sepse zeri i saj i fuqishem e stili i te kendruarit mbeten te perjetshem. Ajo u dha ze shpirtit dhe ndjenjave te vendit te saj fisnik. Mendimet e mia jane me familjen dhe miqte e saj ne kete moment te hidhur.”

Berisha
Sot me dhimbje dhe ne zi, ndonese te pashpallur, kombi yne i jep lamtumiren Vaçe Zeles, zerit te shekullit ne kengen dhe muziken tone te lehte, kengetares qe me zerin e saj melodioz, magjeps, i kendoi si askush tjeter dashurive te medha te njeriut, dashurise per femijen, nenen, te dashurin dhe Shqiperine. Vaçja ndahet sot nga ne duke marre me vehte mirenjohjen e thelle te nje kombi, te cilit ne koherat me te veshtira te tij ajo i dhuroi me kengen dhe zerin e saj me shume se kushdo tjeter ne kohen e vet, gezime, kenaqesi dhe krenari.
Edhe nje here ngushellime familjes dhe Lushnjes per dhuraten e mrekullueshme qe i bene kombit si dhe te gjithe shqiptareve qe kane patur Vaçe Zelen kengetaren e tyre te zemres. Ajo jeton e do jetoje perjete ne kengen tone ne kenget e saj! sb

Homazhet nisen ne oren 10.00 dhe zgjasin deri ne oren 12.00, ne skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

Miq, kolege, te aferm, e dashamires pa fund te saj i japin sot lamtumiren e fundit ikones se muzikes e kenges sone, Vace Zeles.

Trupi i saj mberriti ne Tirane rreth ores 18:15, ne banesen e saj, e cila qendroi e hapur per qytetaret. 

Nderkaq, mesditen e djeshme trupi i pajete i ikones se muzikes e kenges shqiptare, Vace Zela mberriti ne Aeroportin e Prishtines.

Aty u prit nga përfaqësues te Ministrisë së Kulturës së Shqipërise dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës.  

Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore do të bëhen ditën e shtunë, në orën 13.00 duke u nisur nga TKOB për tu prehur në varrezat e Sharrës.

Ministria e Kulturës  i shpreh  ngushëllimet familjareve, njerëzve të artit dhe kulturës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. KENGA e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare. Faleminderit për emocionet që na dhurove, faleminderit që na ngrohe zemrat nga Veriu në Jug, nga Kosova, Shkupi, Tetova, Struga e gjithë diaspora.”- thuhen në mesazh.

Artistja e Popullit Vaçe Zela ndërroi jetë në moshën  75- vjeçare e madhja e këngës shqiptare. 


Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939 dhe më 7 prill të këtij viti do të mbushte 75 vjeçe. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit. 

Për më shumë se 40 vjet me interpretimet e paarritshme ajo u be nje mit, duke mbetur kengetarja me e dashur nder shqiptaret.  Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “Zëri i Jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave.

Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot.

Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura