Homazhe për nder të Met Begës, Halim Kosova: U nda nga jeta një talent (FOTO/VIDEO)

Apr 22, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Homazhe për nder të aktorit të humorit Met Bega, ndarë nga jeta një ditë më parë, pas vuajtjes për një kohë të gjatë nga sëmundja e Parkinsonit.

Homazhet per Met Begen

Miq, të afër,kolegë e njerëz të tjerë, dashamirës të artit të tij kanë zhvilluar sot homazhe.

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, pas homazheve tha se Bega ka lënë pas veprën e tij të vyer: “Artistët sot kanë humbur njeriun më të dashur, talentin. Që ka lënë emër dhe vepër…”. 

Halim Kosova homazhe per Met Begen

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar pas homazheve në një prononcim për median se ‘përcillet sot njeriu me buzëqeshjen në sy e zemër’.   

Humoristi Met Bega

Bega ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare. Ai njihet për një karrierë të gjatë jo vetëm në Estradën e Tiranës, por edhe në kinematografi. Filmi në të cilin ai debutoi për herë të parë ishte në vitin 1986, me “Dy herë mat”. 

Filmat ku aktori Met Bega ka marrë pjesë:

1989 – Edhe ashtu edhe kështu

1988 – Stolat në park

1987 – Tela për violinë

1986 – Dy herë mat

 

Humoristi Met Bega ne role te ndryshme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura