Ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare/ Kush ishte Ganimet Vendresha, themeluesja e TOB-it dhe e Shkollës së Baletit në Tiranë

Sep 29, 2022 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ganimet VendreshaThemeluesja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ganimet Vendresha është ndarë nga jeta diten e sotme në moshën 88-vjeçare. 

Mësohet se homazhet në nder të artistes së njohur, Ganimet Vendresha do të zhvillohen nesër(premte) në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00 deri në 12:00.

Po ashtu pas homazheve behet me dije se ceremonia e varrimit për ikonën e baletit do të zhvillohet po nesër në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.

Ganimet Vendresha-ikona-tob (9)

Ganimet Vendresha lindi në Tiranë më 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi në Akademinë e Baletit të Bolshoi Teatër të Moskës, ku dhe u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xhemil Simixhiu.

Pas 6 vitesh studime, të dy, së bashku me tri balerinë të tjerë që kryen të njëjtin shkollim, u kthyen në Tiranë dhe hapën Shkollën e Parë të Baletit në Shqipëri. Më pas ishin bashkëthemelues të Akademisë së Arteve, ku dhe punuan si pedagogë, dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punuan deri në fund të jetës së tyre.

Ganimet Vendresha mban shumë çmime karriere, si edhe tituj të lartë, ndër to ‘Nderi i Kombit’, ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’.

Ganimet Vendresha-ikona-tob (8)

Vendresha la pas një thesar të madh në baletin shqiptar, themelet e një shkolle që vazhdon trashëgohet edhe sot dhe që e nderon vendin tonë kudo në botë.

Familjarët theksojnë se “tek të gjithë ata që e njohën la pas kujtimin e një njeriu me shpirt të bukur e të mirë, gjithmonë fjalëmbël dhe e buzëqeshur”.

Familja do të presë vizita ditën e shtunë dhe të diel, 1 dhe 2 tetor, nga ora 10:00-13:00 dhe 17:00-19:00 tek Restorant Piazza në Tiranë.

Ganimet Vendresha-ikona-tob (11) Ganimet Vendresha-ikona-tob (10) Ganimet Vendresha-ikona-tob (7) Ganimet Vendresha-ikona-tob (6) Ganimet Vendresha-ikona-tob (5) Ganimet Vendresha-ikona-tob (4) Ganimet Vendresha-ikona-tob (3) Ganimet Vendresha-ikona-tob (2) Ganimet Vendresha-ikona-tob (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura