Ndërroi jetë ditën kur do zgjidhej kryesia e PD-së, Këshilli Kombëtar një minutë heshtje në nder të Bujar Nishanit

May 28, 2022 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në 28 maj, pikërisht në ditën kur Këshilli Kombëtar i PD do të zgjidhë kryesinë.

Lajmi i trishtë u bë publik ndërkohë që po bëhej edhe procesi i numërimit.

Gjatë kësaj mbledhje Këshilli Kombëtar ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura