Ndërpritet puna në disa përfaqësi diplomatike shqiptare, ministria njoftim të rëndësishëm për emigrantët: Për çdo emergjencë…

Jan 25, 2022 | 14:05
SHPËRNDAJE

Për shkak të kushteve të vështira klimatike, por edhe të pandemisë Covid-19, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

ministria-e-jashtme

Sipas ministrisë në këto vende, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Për çdo emergjencë, ministria ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrat e kontaktit me vendet përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura