Ndërpreu finalen e Botërorit, gjendet i helmuar aktivisti rus

Sep 14, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

Piotr Verzilov, burri dhe eksponent i grupit anti-Putin “Pussy Riot”, është në gjendje të rëndë në repartin e Toksikologjisë në spitalin e Moskës? Lajmin e dha një prej pjesëtareve të grupit, Veronika Nikulshina. Sipas gruas së aktivistit, Nadia Tolokonikova, “ai mund të jetë helmuar”.

Aktivisti

Verzilov dhe tre aktiviste të “Pussy Riot” ndërprenë finalen e Botërorit të veshur si policë, duke hyrë në fushë dhe protestuar për përndjekjet politike në Rusi. Verzilov thuhet se ka humbur pjesërisht shikimin dhe aftësinë për të folur. Sipas Nikulshina, ai u dërgua mbrëmjen e 11 shtatorit në spitalin “Bakhrushini”, pasi ishte ndier keq gjatë procesit administrativ ndaj saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura