“Ndërkombëtarët atje s’u bënë me asnjë palë”, Kryemadhi komenton zgjedhjet në Kosovë, flet dhe për negociatat: Për 5 vite BE është gënjyer, ma pranoi…

Oct 9, 2019 | 21:45
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, tha se opozita atje kishte një favor, dhe se ndryshe nga Shqipëria opozita atje kishte një favor se ndërkombëtarët nuk u bënë palë as me qeverinë dhe as me opozitën.

“Opozita e Shqipërisë nuk pati frikë. Mos harroni që në Kosovë pati një komunitet ndërkombëtar që nuk u bë palë me pushtetin. Mos harroni që pati ndërkombëtarë që nuk u përfshinë në fushatë, por sensibilizuan qytetarët që të denonconin blerjet e votave. Pra janë dy gjëra të ndryshme. Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, me vetëm 11 vite shtet. Pra në Shqipëri nuk ke asgjë, as nga SHBA, as nga BE, që dëgjojnë kryeministrin”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

E ftuar në emisionin ‘Cim Peka Live’, ndërsa u ndal tek negociatat për Inetgrimin e vendit në BE, Kryemadhi tha se për 5 vite Bashkimi Europian është gënjyer nga raportet e njerëzve të tyre të cilët ishin në Tiranë.

Kryetarja e LSI tregoi një bisedë me një zyrtar të Bashkimit Europain i cili sipas Kryemadhit i pranoi në një bisedë private se raportet e vartësve të tij kishin qenë të pavërteta.

‘Një ndërkombëtar më tha: Zonjë e dashur, këto që thua ti janë shumë të drejta. Më jep një material dhe një dosje. Mos prit që unë për 5 vite të kem mbyllur sytë më raportet që më ka sjellë delegacioni i BE.

Më ka thënë që për 5 vite është gënjyer nga raportet e njerëzve të tij. Më ka thënë që të mos pretendoj që të hedhë njerëzit e tij poshtë dhe të më mbajë mua. Tani ç’të bëjmë që ta përmirësojmë më tha?’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura