“Nderi i Kombit”, presidenti Ilir Meta surprizon legjendën e Partizanit: Ka qenë nga më të mirët në histori të futbollit shqiptar

Aug 1, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka çmuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, legjendën e Partizanit, Sulejman Maliqati.

116888050_3216249571754627_7626234430509888830_o

Ky i fundit feston 92-vjetorin ditën e sotme dhe presidenti i Shqipërisë i ka bërë një surprizë të bukur. Meta shprehet se Maliqati është një nga më të famshëm i të gjitha kohërave për futbollin shqiptar.

Postimi i Metës:

Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958.
I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.
Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanellën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!

gj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura