“Ndërhyrjet kozmetike më deformuan”/ Pas pesë vitesh, supermodelja tregon arsyen e ‘zhdukjes’ së saj: Nuk njihem më…

Sep 24, 2021 | 23:06
SHPËRNDAJE

Supermodelja Linda Evangelista ka zbuluar se trupi i saj mbeti i deformuar për shkak të një procedure së cilës iu nënshtrua pesë vjet më parë për të hequr yndyrën.

Linda Evangelista (3)

56-vjeçarja tregoi se kishte përjetuar një efekt anësor të rrallë nga trajtimi i bërë, i cili rriti qelizat e saj yndyrore, shkruan “Page Six”.

Unë, siç e kanë përshkruar mediat, nuk njihem më,“- tha ajo për ndjekësit në Instagram, duke rrëfyer se kjo ishte arsyeja pse ishte zhdukur nga syri i publikut.

Linda Evangelista (11)

Modelja kanadeze tregoi se pasi procedura e dobësimit, e njohur edhe si konturimi i trupit, kishte dhënë efektin e kundërt, ajo kishte kryer edhe dy operacione të dhimbshme, të pasuksesshme, për të korrigjuar defektin.

Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa karriera e shoqeve të mia po lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova nga një procedurë, e cila bëri të kundërtën e asaj që duhej të bënte,”- shpjegoi Evangelista.

Linda Evangelista (2)

Ajo tha se efekti anësor që përjetoi jo vetëm që i ka shkatërruar jetën, por e ka bërë të bjerë në një depresion, trishtim të thellë dhe të ndiejë urrejtje ndaj vetes. Në postimin e bërë në mediat sociale, ish-supermodelja tha se donte të tregonte historinë e saj publikisht për të vazhduar jetën dhe shtoi se do ta padiste kompaninë që sipas saj ishte përgjegjëse.

Linda Evangelista (9)

Jam shumë e lodhur duke jetuar në këtë mënyrë. Unë do të doja të dilja nga dera e shtëpisë sime me kokën lart, pavarësisht se nuk dukem më si unë,” -vazhdoi ajo.

Evangelista u bë e famshme në vitet 1990 si një nga supermodelet që pushtoi pasarelat e nivelit të lartë në të gjithë botën dhe kopertinën e revistës kryesore të modës “Vogue”. Ajo gjithashtu u shfaq në një videoklip muzikor të George Michael, së bashku me Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington.

Yje si Gwyneth Paltroë, stilistja Karla Welch, si dhe stilistët Jeremy Scott dhe Brandon Maxëell treguan mbështetjen e tyre në postimin e Evangelista-s.

Linda Evangelista (8) Linda Evangelista (7) Linda Evangelista (6) Linda Evangelista (5) Linda Evangelista (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura