Ndërhyri për të pajisur me diplomë një person që nuk shkoi asnjë ditë në auditor, arrestohet efektivi i policisë

Dec 3, 2019 | 18:22
SHPËRNDAJE

Një efektiv policie ka përfunduar në prangat e kolegëve të tyre, pasi në rolin e sekserit ka ndërhyrë në një universitet privat për t’i marrë diplomën një personi për shumën e 1500 eurove.

76710891_757989478010766_2321509203073564672_o

“Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë procesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Arrestimi i policit 47 vjeçar me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura