Grabitësi e qëllon me plumb në kokë, u fut të ndihmonte bashkëfshatarin

Feb 13, 2016 | 8:26
SHPËRNDAJE

Ndërhyn për të ndihmuar bashkëfshatarin nga grabitësit që i kishin hyrë natën, por përfundon i vrarë.

sarande policiaNgjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së të shtunës në fshatin Shkallë të bashkisë Konispol.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se një grabitës ka hyrë në lokalin shtetasit A.P për grabitje. I zoti i lokalit e ka pikasur dhe ka kërkuar ndihmën e bashkëfshatarit të tij, Pajtim Shehu, 43-vjeç, nga Konispoli.

Ai ka ndërhyrë për ndihmë, por gjate përleshjes grabitësi e ka qëlluar me plumb pistolete ne koke Shehun, duke e lënë të vrarë. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura