“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet”- Edi Rama takon xhudistet që i dhanë Kosovës medalje ari, ja mesazhi i kryeministrit

Aug 9, 2021 | 20:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Jug të vendit dy kampionet që i dhanë Kosovës medalje të arta në Tokio, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

rama 2

Edi Rama ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa e konsideron nder të madh takimin me to.

“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë.

Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan kryeministri.

rama 1 rama 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura