Ndau drejtimin e partisë me Hajdaragën kur ishte Nano në burg, Pëllumbi: Personalitet i PS dhe kombit

Aug 1, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Vlerësime të shumta per ish-ministrin e Mbrojtjes dhe themeluesin e PS-se, Luan Hajdaraga, i cili u percoll dje me nderime ne banesen e fundit.

Servet Pëllumbi
Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi, i cili ka ndarë drejtimin e Partisë Socialiste me Luan Hajdaragën kur Fatos Nano ishte në burg, vlerësoi kontributin e ish-nënkryetarit të PS-së. “Luani ka qenë një personalitet i rëndësishëm i PS-së dhe i kombit sepse ka kontribute të vyera që mbeten të paharruara”, u shpreh shkurt Pëllumbi.

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe për dy orë në sallën e seancave plenare, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura të politikës.

Nuk munguan figurat më të larta të shtetit, Presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi, Kryeministri Rama, deputetë, zyrtarë, themelues të PS-së dhe bashkëpunëtorë me Hajdaragën në vite.

Nuk munguan dhe qytetarë të thjeshtë që bënë homazhe në nderim të ish-drejtuesit të lartë të PS-së. Edhe opozita mori pjesë në homazhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura