Ndarja nga jeta në moshën 81-vjeçare e Sherif Merdanit, Veliaj: Kënga shqiptare humbi një nga zërat më të mirë, ishte simbol i rezistencës

Aug 29, 2021 | 21:25
SHPËRNDAJE

sherifmerdani

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit dhe këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdanit.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj shkruan se Shqipëria humbi një nga zërat më të mirë të saj.

Sipas tij, Merdani ishte simbol i rezistencës kundër regjimit dictatorial dhe një shpirt i lirë.

“Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shprehet në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.

Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura