Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Aktorja Rajmonda Bulku: E shokuar, ishim në prova kur morëm lajmin. Viktor Zhusti: O Zot, e paimagjinueshme

| 19:25
SHPËRNDAJE

Kanë luajtur bashkë në një sërë filmash shqiptar që kanë mbetur në mendjen tonë, ndaj aktorja Rajmonda Bulku shprehet e pikëlluar për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, aktroja thotë se e dinte prej kohësh që kolegu i saj ishte sëmurë, por shprehet se shpresonte deri në momentin e fundit.

1899679_597919973611257_1181633735_o

Ajo thotë se është e dhimbshme ndarja para kohe nga jeta e kolegëve, ndërsa shprehet se “u bënë pak si tepër”.

Jemi të shokuar nga lajmi. Jo se nuk prisnim të them të drejtën, por lajmi i fundit ka qenë i tmerrshëm. Do të doja që të mos flisja asnjëherë për këtë. Më vjen shumë keq, nuk e di pse mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai u bë gjysh dhe i thosha së shoqes se forca e dashurisë për këtë qenie të vockël që do të vijë në shtëpi, mund ta ndryshojë. Jetoi shumë pak si gjysh i lumtur. Mendoja se do të kalonte gjithçka, shpreson njeriu deri në momentin e fundit. Është një jetë e gjatë që kemi punuar dhe kemi qenë miq të mirë me të. Jemi pak të lodhur nga këto vdekjet e kolegëve tanë, miqve tanë, u bënë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme. Xhevdeti ishte një student i shkëlqyer, shumë i ditur, një familjar me gati gati nga ato dashuritë e frikshme. Më vjen keq që tani u iku shoku i tyre, babi, bashkëshorti. Ne ishim në skenë dhe ngelëm, ngrimë, regjisorja filloi të bërtiste duke thënë “çfarë”, i ndërpremë provat”, tha aktorja.

Te lidhura

Subscribe


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.