Ndarja nga jeta e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Meta mesazh ngushëllimi: Vlerësim për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

May 13, 2022 | 18:21
SHPËRNDAJE

Presidenti Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

zayed

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit vlerëson rolin vendimtar dhe kontributin e presidentit bin Zayed Al Nahyan në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Postimi i plotë

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura