Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, reagon presidenti Bajram Begaj: Do të mbetet përjetësisht ‘Nderi i Kombit’

Sep 24, 2022 | 19:36
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndarjen nga jeta të piktorit Sali Shijaku.

-640-0-62f7ca3cc69c2

Begaj shprehet se Shijaku do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit” ndërsa u shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.

“Mësova me dhimbje lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, i cili me emrin dhe veprën e tij prej artisti të madh dhe qytetari e intelektuali të angazhuar dhe atdhetar, do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit”.

Ndaj sot, duke iu shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së piktorit të madh dhe gjithë të afërmve të tij, por edhe komunitetit të artistëve shqiptarë, jam pranë tyre në keto çaste dhimbjeje të madhe. Lamtumirë artisti ynë i madh Sali Shijaku!”, shkruan Bajram Begaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura