Ndarja nga jeta e Pagarushës, Basha: Zambaku i Shqiptarisë, këngëtarja e preferuar e nënës time

Feb 7, 2020 | 12:23
SHPËRNDAJE

pagarusha1

Kryedemokrati Lulzim Basha, ne nje mesazh per lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te kengetares se madhe, Nexhmije Pagarusha, shkruan se ajo ishte kengetarja e preferuar e nenes se tij.

Bashke me ngushellimet, e duke e quajtur ate, Zambaku i Shqiptarise, Basha thekson se “Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”

Postimi i Bashës

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura