Ndarja nga jeta e Moikom Zeqos/ Fatos Tarifa: Shqipëria ka humbur njeriun më të ditur të 50 viteve të fundit

Jun 16, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

pjimage

Fatos Tarifa/ Është një ndër ato ngjarje në jetën e një njeriu që të lë pa fjalë. Sapo e mësuam, jemi prerë. Akoma jam në gjendje shoku, edhe se pritej të ndodhte. Ndarja e tij prej nesh është nga ato që nuk zëvendësohet dot në jetën e një njeriu, për shkak të një miqësie që nga vitet ’80, dhe për shkak të bashkëpunimeve, si krijues e si anëtar të Akademisë së Shkencave edhe të Arteve.

Është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur edhe e kanë lexuar si autor të mbi 70 librave. Është një humbje e madhe për kulturën e këtij vendi, sepse ndoshta ka humbur njeriun më të ditur të 50 vjetëve të fundit. Kushdo do t’ua thotë se shqiptari më i ditur në këtë gjysmëshekulli ka qenë Moikom Zeqo.

Një ndër poetët më të veçantë ka qenë Moikom Zeqo. Një ndër filozofët tanë ishte Moikom Zeqo, që ushtroi krijimtarinë e tij në çdo lëmë të kulturës edhe shkencës. Moikomi ishte jo vetëm një artist i madh, por ishte edhe një ministër i Kulturës, një legjislator që ka kontribuar pozitivisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte një poet, ishte gjithçka. Nuk do të gjendet për një kohë të gjatë një njeri që të ketë pasur diturinë dhe mirësinë e tij. Një qytetar i ndershëm tërësisht i dhënë e i përkushtuar së mirës publike dhe interesit të këtij vendi. Prandaj ka pasur kaq shumë miq dhe bashkëpunëtorë, edhe do të ketë gjithmonë njerëz që do ta kujtojnë atë me shumë mall. Nuk kishte një të dytë.

Mjafton të thuash Moikom, e nuk ka nevojë të thuash Zeqo, pasi kushdo e di sa ai ka bërë për kulturën dhe politikën shqiptare, në mënyrë që këto të emancipohen në një rrugë demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura