Ndarja nga jeta e kompozitorit, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë Avni Mula, u prehsh në paqe!

Oct 29, 2020 | 22:09
SHPËRNDAJE

Vdekja e kompozitarit të madh shqiptar Avni Mula ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka përcjellë një mesazh ngushëllimi.rama

 

Rama ka zgjedhur vetëm pak fjalë për të përcjellë kompozitorin e shquar ”Lamtumirë Avni Mula, u prehsh në paqe”.

Po ashtu ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, i cili shkruan: “Kur ikin artistet si ai, ikën edhe pak Shqipëri! Trishtim që ike, krenari që të patëm Avni Mula”

 

Kompozitori u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare teksa njihet dhe si babai i Inva Mulës, tenorja e famshme shqiptare.

Lajmin e ndarjes nga jeta te Avni Mules e bëri të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”– shkruan ajo.

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë), është një kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patë një vajzë Inva Mula.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura