Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PS, mesazhi i të birit: Nesër kthejmë babin për herë të fundit në shtëpi

Sep 26, 2018 | 13:43
SHPËRNDAJE

Djali i ish-deputetit socialist, Durim Hushi, që u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë njofton gjithë miqtë dhe të njohurit për detajet e ceremonisë mortore.

durim hushi

Me një shënim në rrjetet sociale, Xhet Hushi, shkruan se trupi i pajetë i të atit, ish-deputetit, do të sillet nesër në atdhe, ndërkohë që homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen ditën e premte.

Postim i te birit 

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta në këto momente të vështira. Ju njoftoj se ne kthehemi nesër (të enjten) nga aeroporti i Rinasit dhe kthejmë babin për herë të fundit në shtëpi në Tiranë. Të premten do të kryhen homazhet në Teatrin Skampa në Elbasan në orën 09:00-12:00 dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e Elbasanit. Faleminderit

***

Hushi ka qenë deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit dhe Perfekt i Elbasanit.

Veprimtaria profesionale

Hushi është diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1975.

Gjatë viteve 1975-1984: ai ka punuar si Inxhinier në Kombinatin Metalurgjik, Elbasan. Gjatë viteve 1984-1990, si Drejtor i Uzinës Energjetike, Elbasan. Ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 si inxhinier në Kombinatin Metalurgjik.

Veprimtaria politike:

Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura