Ndarja nga jeta e gjuhëtarit Jorgji Gjinari/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Ja dedikoi jetën hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqip

Aug 8, 2020 | 22:19
SHPËRNDAJE

Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, ku shkruan se Gjinari ja dedikoi jetën hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqip.

117444539_3237673696278881_67745995679221232_n

Presidenti Meta thotë se ai do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Postimi i plotë:

Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen.

Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura