Ndarja nga jeta e Fatos Arapit, Preç Zogaj: Është nga brumi i poetëve të mëdhenj lirikë, që e kanë kohën përpara

Oct 11, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

Pas lajmit për vdekjen e shkrimtari Fatos Arapi, Preç Zogaj, në një postim në Facebook, shkruan se “Arapi kur flisnin për trishtimet dhe humnerat ku vrapon hepashere, marramendthi, në mënyrë ciklike, fati i vendit tonë”.

“Një poet i lindur dhe i perkundur ne habitatin gjeopoetik midis Adriatikut dhe Jonit, një poeti i Adrionit, pastaj I gjithe universit te poezise, Fatos Arapi është nga brumi i poetëve të mëdhenj lirikë që e kanë kohën perpara.”, shkruan Zogaj.

Fatos Arapi
Fatos Arapi

Postimi i plotë:

“Shqiperinë e shpëton dielli”, thoshte Fatos Arapi kur flisnin për trishtimet dhe humnerat ku vrapon hepashere, marramendthi, në mënyrë ciklike, fati i vendit tonë.
Mu kujtua sot duke parë diellin në qeillin e Tiranës.
Kjo shprehje nuk e perfshin dhimbjen për ndarjen nga jeta e atij që e thoshte, të Fatos Arapit.
Dielli nuk e ngushellon sot zine qe pllakosi.Një poet i lindur dhe i perkundur ne habitatin gjeopoetik midis Adriatikut dhe Jonit, një poeti i Adrionit, pastaj I gjithe universit te poezise, Fatos Arapi është nga brumi i poetëve të mëdhenj lirikë që e kanë kohën perpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura