Ndarja nga jeta e Fadil Hasës, Teatri i Durrësit: Aktori i pazëvendësueshëm

Jul 16, 2018 | 10:53
SHPËRNDAJE

Humori dhe arti në Shqipëri sot është në zi, pasi është ndarë nga jeta aktori i njohur Fadil Hasa.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar dhe institucioni i Teatrit të Durrësit, që me anë të një njoftimi ngushëllon familjen dhe artdashësit për këtë humbje.

37186946_652580878439075_1418997022106583040_n

Postim i plotë

Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta pas një sëmundje të rëndë të artistit tonë të shquar, aktorit të pazëvendësueshëm, Fadil Hasa në moshën 78 vjeçare. Homazhet behën nesër në orën 10 – 11 në hollin e Teatrit Aleksandër Moisiu Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura