Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, reagon Ministrja e Kulturës: E talentuara, e bukura, fisnikja, emblema e Festivalit XI u prehsh në paqe pranë bashkëshortit tënd

Dec 3, 2021 | 20:22
SHPËRNDAJE

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktores Edi Luarasi.

elvamargariti

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Margariti shkruan “e talentuara, e bukura, fisnikja, emblema e Festivalit XI u prehsh në paqe pranë bashkëshortit tënd.

Postimi i Elva Margaritit:

Lamtumirë Edi Luarasi, e talentuara, e bukura, fisnikja, emblema e Festivalit XI. U prehsh në paqe pranë bashkëshortit tënd, me të cilin ndave një jetë plot tallaze, sukseset e skenës dhe përndjekjen për hir të artit.

Aktorja u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme. Karriera e aktores është e mbushur me suksese ku në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Mandej vijnë një seri rolesh të spikatura, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Në vitin 1995 interpreton në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

Ajo shquhej për temperamentin e fuqishëm dhe shpirtin rebel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura