Ndarja nga jeta e dy mjekëve/ Manastirliu: E pikëlluar! Ata kishin fituar shumë beteja, por nuk ia dolën të fitojnë betejën e fundit

Nov 25, 2020 | 17:36
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas ndarjes nga jeta të dy mjekëve, përkatësisht Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu.

B8qQTd6k

Ajo thotë se doktorët kishin fituar shumë beteja për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.

Reagimi i plotë:

Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer.

Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.

Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.

Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.

U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi

U prehsh në paqe Doktor Bledi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura