Ndarja nga jeta e dramaturgut Fadil Kraja, Basha mesazh ngushëllimi: Do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare

Nov 18, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të dramaturgut dhe shkrimtarit Fadil Kraja.

fadilkraja-lulzimbasha

Me anë të një postimi në Tëitter, Basha shkruan se kjo është një ditë e trishtë për artin në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.

Kreu i PD thotë se Fadil Kraja do të lërë gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare.

“Ndarja nga jeta e ‘Mjeshtrit të Madh’ Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. Kalimi i tij në amshim ndërpret një jetë të pasur e krijuese, që do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta  familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe” – shkruan Basha.

Fadil Kraja mësohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një problemi shëndetësor. Artisti shkodran mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura