Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit/ Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi: I shërbeu vendit me përkushtim, do kujtohet me respekt

May 28, 2022 | 16:05
SHPËRNDAJE

KLindita NikollaKryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Ne mesazhin ngushëllues, Nikolla thotë se Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura