Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Gjiknuri: Përtej bindjeve politike diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore

May 28, 2022 | 16:34
SHPËRNDAJE

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar të shtunën pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, duke thënë se ky është një lajm i dhimbshëm.

Në një postim në Facebook, ai thekson se përtej bindjeve politike Nishani ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë.

“Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!

Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!

Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!”, shkruan Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura