Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama njofton ndalimin e aktiviteteve elektorale të PS: Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie

Mar 29, 2021 | 8:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së deputetit socialist Bashkim Fino. Në një postim në facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste do të ndalen.

rama fino

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Bashkim Fno u nda nga jeta sot në  orët e para të mëngjesit, duke mos fituar dot betejën me koronavirusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura