Ndarja nga jeta e artistit Gëzim Kruja, reagon Basha: Na fali buzëqeshje në ditë të vështira, njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh

Apr 5, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Pas ndarjes nga jeta të humoristit të njohur shkodran, Gëzim Kruja ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

gezimkruja

Në një postim në facebook, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Basha thekson se artistë të mëdhenj si Kruja mbesin gjatë mes nesh sepse i kanë falur buzëqeshje popullit shqiptarë në ditë të vështira.

Reagimi i Bashës:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura