Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, Tv Klan ndërpret spektaklin e regjistruar dy ditë më parë

Nov 19, 2017 | 22:36
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital pas një ataku kardiak, kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. Pas bërjes publik të lajmit TV Klan, ka ndërprerë spektaklin “C’es la vie” duke shprehur ngushëllimet për kompozitorin.

23769976_10214777694181733_326271800_o
Foto e puntatës së fundit

“Po e nderpesim spektaktin pas ndarjes se papritur nga jeta te Aleksander Lalos. Ne shenje respekti Tv klan nuk do ta transmentoje spekaklin sot. Kjo puntate ishte e regjistuar dy dite me pare dhe kompozitori Lalo ishte pjese e jurise qe nga java e pare” tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

 

Fillimisht ndarja nga jeta e kompozitorit Lalo ka krijuar konfuzion, kjo për faktin se gjatë kohës që u raportua për vdekjen e tij, kompozitori ishte duke dhënë gjykimin për konkurentët në spektakël, por siç edhe u mësua nga Reis Çiço, spektakli ka qenë i rregjistruar 2 ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura