Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, Luan Rama: Sot bota shqiptare është më e varfër

Nov 19, 2017 | 23:37
SHPËRNDAJE

Nenkryetari i LSI-se, Luan Rama, e konsideron kompozitorin Aleksander Lalo nje yll te shndritshem ne perjetesi.

luan-rama-ne-konference

Ne nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, Rama shkruan se ndarja nga jeta e kompozitorit te njohur e ben boten shqiptare sot me te varfer.

Postimi i Luan Rames

Pa Aleksandër Lalon, muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit!
Eshtë ndarë nga jeta ai që aq bukur dhe me aq dashuri i këndoi jetës e që na fali gëzim e dashuri me shpirt gjithë jetën e vet!
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij!
U prehsh në paqe Sandër Lalo ynë, që me muzikën tënde të bukur e shqiptare në ashtin e vet, do të mbetesh një yll i ndritshëm në përjetësi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura