Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja, Grida Duma: Humbëm jjë prej ikonave të artit, ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën e shqiptarëve

May 5, 2021 | 10:43
SHPËRNDAJE

Guljelm Radoja

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar ditën e sotme për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Guljelm Radoja, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

Aktori i njohur ishte transferuar nga spitali i Durrësit te Shefqet Ndroqi për të marrë trajtim më të specializuar, por ditën e sotme ajo nuk mundi t’ia dalë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Në reagimin e saj, Grida Duma thekson se veprat skenike të Guljelm Radojës kanë lënë gjurmë në mendjen e shumë shqiptarëve.

Ndër të tjera ajo shkruan se ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të njohur e ka tronditur atë thellësisht.

“Lajmi i trishtë i humbjes së Guliem Radoj-ës, një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare, më tronditi thellësisht.

Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën shpirtërore e mendore të shqiptarëve.

Ngushëllimi për humbjen e tij është gjurma e përhershme e veprës së tij, që do na shoqërojë ne dhe pas nesh”- shkruan Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura