Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa, Monika Kryemadhi mesazh ngushëllimi familjarëve

Jul 16, 2018 | 18:02
SHPËRNDAJE

Një mesazh ngushëllimi për familjarët e aktorit të madh shqiptar, Fadil Hasa i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ka ardhur edhe nga  kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se “Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë.”

37258872_1696306280482107_2460672706173992960_n“Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë.
Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!”, ka shkruar Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura