Ndarja Kim Kardashian-Pete Davidson! Rrjeti shpërthen në meme, ja më viralet

Aug 7, 2022 | 23:58
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Kim Kardashian i dha fund lidhjes me Pete Davidson nëntë muaj pasi ata filluan të takoheshin dhe lajmi bëri xhiron e Internetit.

Lajmi i kapi njerëzit të papërgatitur pasi erdhi pas shenjave të shumta dhe postimeve në mediat sociale që na e përshkruanin marrëdhënien si të fortë.

Natyrisht, fansat dhe ata që nuk e pëlqejnë ish-çiftin, shpërthyen në Twitter me statuse e meme për ndarjen e superyllit 41 vjeçar dhe komedianit 28 vjeçar.

Në krye të postimeve në Twitter-it ishte Kanye West – i cili nuk e ka pritur mirë ndarjen me Kim dhe lidhjen e saj me Pete – dhe se si ai mund të reagojë ndaj lajmeve. Në vend që të pranonte lidhjen e Kim me komedianin, Yee filloi të sulmonte Davidson me një seri fyerjesh dhe hapi thadhetheme për ta denigruar atë – në një moment madje duke fantazuar në mënyrë kërcënuese për vdekjen e tij në një këngë.

“A u ndanë vërtet Pete dhe Kim? Unë thjesht e di se Kanye është duke puthur kristale tani, “-shkroi një fans në Twitter, duke sugjeruar në mënyrë sarkastike se Ye përdori mjete mistike për tu lutur për fundin e marrëdhënies.

“Kanye duke parë në telefonin e tij që Kim dhe Pete janë ndarë,” shkroi një tjetër, duke shpërndarë një foto të reperit të “Heartbreak”, 45 vjeç, duke buzëqeshur vesh më vesh.

Shumë postime ka patur mbi romamcat e Pete kryesisht jetëshkurtra me një sërë aktoresh, modelesh dhe, natyrisht, me ish-të fejuarën Ariana Grande. “Kim Kardashian dhe Pete Davidson u ndanë. E dini çfarë do të thotë kjo, apo jo? Përfundimisht, çdo grua në botë do të duhet të takohet me Pete Davidson. Thjesht nuk është ende radha jote,” shkroi në mënyrë satirike një postim.

Nuk është gjithashtu sekret që Davidson ka një tendencë për të bërë tatuazhe për të dashurat e tij – shpesh vetëm disa muaj pas lidhjes. “Pete duke bërë tatuazh për çdo grua me të cilën ka qenë është njësoj sikur të koleksionojë pafundësi gurësh,” vuri në dukje një përdorues tjetër.

Një nga katër tatuazhet që Davidson bëri për ish-të dashurën e tij, “Vajza ime është avokate”, ishte një objektiv tjetër për shumë meme. “Nuk jam i sigurt se me kë do të përfundojë Pete, por shpresoj se gruaja e tij e ardhshme do të jetë një avokate,” shkroi një komentues.

Megjithatë, shumë njerëz të tjerë kanë shprehur zhgënjimin e tyre për këtë lajm.

“Më pëlqyen. Nuk e prisja që të zgjaste, por mendova se ishin të lezetshëm së bashku”, shkroi njëri.

Një tjetër fans i Pete-Kim shkroi: “ÇFARË!!!! Mendova se ishte mirë për Kim që të kishte dikë si Pete që është i qetë dhe i përulur.”

© Panorama.al

Te lidhura