Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit Artjan Tepelena, Meta: Do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj

Oct 16, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtimin e tij për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit të njohur Artjan Tepelena.

 Artjan Tepelena
Artjan Tepelena

Ai humbi sot betejën me COVID-19 në moshën 58-vjeçare.

Kreu i shtetit shkruan në postimin e tij se Artjan Tepelena “do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion”.

POSTIMI I PLOTE I METES

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

Të prehet në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura