Ndarja e papritur e Albës dhe Diedonit pas 5 muajsh lidhje, fansat e ofendojnë, reagimi i saj

Aug 29, 2015 | 9:02
SHPËRNDAJE

Lidhja e tyre zgjati më pak se çfarë kishin menduar fansat e tyre, të cilët i imagjinonin të martuar dhe madje me fëmijë. Këtë pritshmëri ndaj publikut çifti i “Big Brother 8”, Alba Çobaj dhe Diedon Musa, e krijuan vetë me intervistat e tyre, ku flisnin për dashuri të fortë dhe të sinqertë.

Por vetëm dy javë pasi gazeta “Panorama” botoi lajmin për ftohje mes tyre, ishte vetë Alba ajo që dha lajmin e ndarjes me anë të një statusi në Facebook. 

alba diedonDuke fshirë të gjitha fotot çift me Diedonin, ajo deklaroi se tashmë nuk ishin më bashkë, dhe kërkoi nga fansat të jenë të kujdesshëm në fjalë fyese për të mos e bërë ndarjen më të vështirë.

Dhe komentet nuk kanë munguar, mes të cilave ka pasur jo vetëm sharje për këtë vendim të papritur të çiftit, por dhe mosbesues, që e konsideronin këtë një lojë të Albës, duke u nisur nga tipi i saj, që i pëlqen paksa gallata.

Disa prej tyre kanë fajësuar Albën, duke e cilësuar si interesaxhie që shfrytëzoi Diedonin dhe paratë e tij sa për të kaluar bukur verën. Këto komente e kanë shtyrë Albën të komunikojë me ndjekësit në rrjetet sociale me anë të një statusi tjetër.

E revoltuar Alba ka reaguar me këto fjalë: “Ta dini që lekët e famshme ende s’i kam marrë dhe sa për dijeni, isha unë ajo që e doja ndarjen për arsye që ju as meritoni t’i dini, se jeni popull i keq dhe i ndyrë, që ju bëhet qejfi. Kështu që edhe nëse do të isha lidhur për ta shfrytëzuar Diedonin, siç thoni ju që “i dini të gjitha”, s’do shkonin gjërat kështu, por do rrija e do duroja shumë gjëra”, ka përfunduar ajo.

Diedoni nga Kosova dhe Alba nga Tirana u cilësuan nga banorët e tjerë si çifti ideal, edhe pse ishin diametralisht të kundërt si tipa.

sms alba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura